Raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos vizitoi Tiranën për t’u informuar rreth përpjekjeve të vendit për t’u anëtarësuar në BE dhe për të diskutuar mbi sfidat e ardhshme.
Santos u takua me përfaqësues të institucioneve shqiptare, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe ambasadorët e rinj evropianë.
“Shqipëria po luan një rol shumë të rëndësishëm në rajon duke promovuar stabilitetin dhe vlerat e BE-së”, tha ajo në takimet e saj me zyrtarë të lartë.
“Vendi nuk duhet të ndalojë së kryeri reformat e nevojshme për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE”, shtoi Santos duke theksuar rëndësinë e nxitjes së dialogut dhe konsensusit midis forcave politike.
“Ne po e ndjekim nga afër situatën në lidhje me lirinë e medias në vend. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe transparencën për pronësinë dhe financimin e medias,” tha raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos.
E pyetur në një konferencë për mediet pas takimeve në Tiranë, Santos shprehur keqardhjen për qëndrimin e Greqisë në çështjen “Beleri”, kryebashkiakut të Himarës të arrestuar dhe të dënuar për krim zgjedhor.
Santos u shpreh se “nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme”./ (29 mars)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.