“Emin Duraku”, një shkollë kryesore në Tiranë ku kanë studiuar breza shqiptarësh, tashmë ka rihapur dyert e saj pas rindërtimit falë programit EU4Schools, të zbatuar nga UNDP.‍‍

 Mbi 1 300 studentë dhe 50 mësues tani mësojnë e punojnë në objektet moderne të ndërtuara sipas standardeve të BE-së, duke përfshirë laboratorë të avancuar, një bibliotekë dhe një palestër të re.

Sipas delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, mbështetja e BE-së për shkollën “Emin Duraku” është një dëshmi e përkushtimit  për të investuar në arsim dhe për të siguruar që fëmijët shqiptarë të mësojnë në mjedise të sigurta, moderne dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne jemi krenarë që shohim këtë transformim dhe ndikimin pozitiv që do të ketë mbi komunitetin”, u shpreh Andre Rizzo, shef i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.

Programi “EU4Schools” me vlerë prej 75 milionë euro i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP Albania mori jetë pas tërmetit të nëntorit 2029 në Shqipëri, duke synuar rindërtimin apo riparimin e më shumë se 60 institucioneve arsimore dhe duke rritur shpresat për një të ardhme më të mirë për 25 000 nxënës, mësues dhe fëmijë në 11 bashkitë më të prekura./ (10 qershor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.