Pas publikimit të gjetjeve kryesore të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi takime me shoqërinë civile dhe autoritete shtetërore për të diskutuar lidhur me këto gjetje.

Ambasadori Gonzato foli për gjetjet e progresraportit para organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të biznesit. Sipas tij, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë ka arritur në një moment kyç dhe tani ekziston një mundësi kyçe për të përshpejtuar reformat në BE.

“Megjithatë, reformat e qëndrueshme duhet të bazohen në proceset efektive të konsultimit me palët e interesuara. Kjo është një çështje transparence, llogaridhënieje, por duke marrë ekspertizën e duhur dhe kuptuar ndikimin e përafrimit me standardet e BE-së”, theksoi Gonzato.

Gjetjet e raportit të progresit ishin në fokus edhe të takimit të ambasadorit Gonzato me kreun e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi. Palët diskutuan gjetjet e raportit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kapitullin 23, “Funksionimi i Gjyqësorit”.

“Ramë dakord që Këshilli të vazhdojë përpjekjet e tij për të bazuar procedurat e tij në standardet më të mira të BE-së duke përdorur ekspertizën e projektit tonë EU4Justice. Ky është çelësi për të ruajtur frymën e Reformës në Drejtësi të vitit 2016 dhe, më e rëndësishmja, për t’i dhënë popullit shqiptar drejtësinë që meriton,” tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato pas takimit. (11 nëntor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.