Rritja ekonomike e Shqipërisë e mjaftueshme për të ruajtur konsumin dhe investimet përballë inflacionit në rritje

Rritja ekonomike e Shqipërisë e mjaftueshme për të ruajtur konsumin dhe investimet përballë inflacionit në rritje

Ecuria e ekonomisë në periudhën vijuese mbetet subjekt i sfidave serioze. Rritja e çmimeve në tregjet botërore, shtrëngimi i kushteve financiare dhe ngadalësimi i pritur i ekonomisë në Eurozonë, si dhe frenimi i fuqisë blerëse të familjeve, do të kenë një ndikim me kah të kundërt mbi ecurinë e inflacionit dhe të rritjes ekonomike në vend.