Ekspozita lëvizëse “Your Lens. Your Story. Our Europe!” mbërriti edhe në Tiranë ku në Shtëpinë e Evropës u paraqitën për publikun 18 fotografitë fituese nga Ballkani Perëndimor.

Këto 18 foto janë fituese e Konkursit të Fotove të “WeBalkans”, për të cilin u paraqitën 180 fotografi të jashtëzakonshme nga të rinj në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Juria tha se, këto foto të spikatura kapën zemrën e tyre. Ato paraqesin fuqinë që ka sporti për të bashkuar evropianët përtej kufijve, për të promovuar vlerat e përbashkëta dhe për të festuar identitete të ndryshme.

3 fotografët e rinj që u përzgjodhën nga Shqipëria janë: Klevisa Kapo, Fiqiri Mejdani dhe Nerion Bino, ndërsa nga Kosova fitues deri në këtë fazë janë Fillojetë Maloku dhe Nevron Skënderi.

Çdo foto tregon një histori unike të lëvizjes, pasionit dhe perspektivës duke reflektuar energjinë krijuese të rinisë në rajon. Pas përzgjedhjes së fotografive nisi rrugëtimi i ekspozitës, nga Beogradi më 10 qershor, Podgorica, Tirana dhe do të vijojë me Maglaj, Prishtinë dhe Strugë.

BE njoftoi se publiku do të votojë online në muajin gusht dhe çdokush do të ketë mundësinë të zgjedhë të preferuarit e tij, duke dërguar 6 fotografë të rinj në një udhëtim në njërin prej kryeqyteteve të BE-së.

E konceptuar nga programi WeBalkans dhe financuar nga BE, ekspozita qëndroi e hapur për publikun, në Tiranë deri më 29 korrik. (3 gusht)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.