Shkupi – E kuptoj eurokomesaren, ajo duhej të kalonte dëgjimin në të cilin duhej të votonin edhe eurodeputetët nga fqinji ynë lindor dhe kjo është brenda asaj dimensioni. Mendoj se përmes asaj optike ajo i shihte ato mesazhe dhe unë përmes asaj optike i shoh ato mesazhe. Jam i bindur se në periudhën që pason, përmes bisedave të përbashkëta, më në fund, pas 2.5 dekadave, rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE do të jetë e hapur gjerësisht dhe do të vlerësohet mbi bazën e arritjeve dhe kompetencave, dhe jo për shkak të çështjeve bilaterale. Jam i bindur se do të arrijmë, tha kryeministri Kristian Mickoski në lidhje me deklaratën e eurokomesares Marta Kos sipas së cilës, vendi duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski tha se “duhet të mos jetë dhe nuk do të jetë”, dhe këtë optimizëm e bazon, siç vuri në dukje, në të gjitha takimet e deritanishme me liderët relevantë botërorë, të realizuara në pesë muajt e fundit.
Bisedimet me presidentin francez Emmanuel Macron në Budapest, kryeministri i kosideroi si dialog të rëndësishëm ku nuk u bisedua vetëm për integrimin europian të Maqedonisë.
– Përveç çështjeve të lidhura me integrimin në BE të vendit tonë, folëm edhe për bashkëpunimin në ekonomi, kemi shumë projekte në infrastrukturë, shëndetësi që janë të rëndësishme për ne dhe të cilat si qeveri me qeveri mund të realizojmë, komunikimi vazhdon, atë ditë patëm mundësi shpesh të jemi bashkë dhe të bisedojmë për shumë tema të hapura, theksoi Mickoski pas inspektimit të punimeve ndërtimore në tre pjesë pranë Velesit. (9 nëntor)