Shkupi – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski mendon se tani është e paarsyeshme të dërgohet letër në Bashkimin Evropian sepse gjithçka që duhet të përmbajë letra tashmë është diskutuar me liderët e BE-së dhe me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila të enjten ishte në vizitë në vend.
Kryeministri tha se pozicioni i vendit është i qartë – ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pasi Parlamenti bullgar ta ratifikojë Marrëveshjen e Anëtarësimit të shtetit tonë për hyrje në Bashkimin Evropian.
– Për të filluar procesin e ndryshimeve kushtetuese është e nevojshme që ajo që ne propozojmë të pranohet, dhe kjo është kur Parlamenti bullgar ta ratifikojë Marrëveshjen e Anëtarësimit të vendit tonë në kuadër të Bashkimit Evropian, të vlejnë ato ndryshime kushtetuese. Mendoj se është zgjidhje e drejtë për të gjithë. Një lloj tjetër i ndryshimeve kushtetuese sa të jem unë kryeministër nuk do të ketë, ultimatume dhe diktate nuk do të pranoj, tha Mickoski.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Bullgari, Mickoski tha se nuk mund të veçojë se kush do të ishte bashkëbisedues më i mirë, por është logjike që të dëshirojë të fitojë partia e Borko Borisov, me të cilën janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane. (26 tetor)