BE, pajisje të teknologjisë së fundit për Policinë Kufitare të Shqipërisë
Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar, u dorëzuan lexues pasaportash, lexues dokumentash dhe detektorë modernë, të cilët do të shërbejnë në forcimin e kapaciteteve operative për menaxhimin e kufijve dhe identifikimin e rasteve të trafikimit.