Shkup – Në Ministrinë e Çështjeve Evropiane sot u mbajt një takim për koordinimin e ndihmës donatore, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga Delegacioni i BE-së, misionet diplomatike dhe partnerët ndërkombëtarë në Shkup, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e efikasitetit në shpërndarjen e fondeve donatore në mbështetje të Agjendës së Reforma dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtazani, theksoi se me transformimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, institucioni ka marrë një rol të zgjeruar.
– Përveç procesit të anëtarësimit dhe koordinimit të fondeve IPA dhe BE, MCHE tani udhëheq edhe procesin e koordinimit të Planit për rritje dhe Agjendës së Reforma. Duke marrë për bazë këtë zgjerim, është kyçe të përmirësohet organizimi i mekanizmave koordinues, të shmangen dublikimet e fondeve dhe aktiviteteve, dhe të sigurohet efikasitet më i madh në përdorimin e mbështetjes donatore, theksoi Murtazani.
Në atë drejtim, ministri Murtazani theksoi se po përmirësohen mekanizmat ekzistues, siç janë grupet sektoriale të punës, shkëmbimi i informacionit përmes platformës NPAA dhe rifutja e prezantimeve të strategjive donatore. (30 janar)