Përparimi i kohezionit social duke vënë njerëzit në radhë të parë, duke u ofruar atyre mundësi dhe duke mos lënë askënd pas janë vlera të rëndësishme, thelbësore të Bashkimit Evropian
Qeveria Shqiptare, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe ekspertizës së UNICEF-it paraqiti Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030.
Gjatë takimit, palët diskutuan promovimin e një shoqëri shqiptare gjithëpërfshirëse duke siguruar që qytetarët më të cenueshëm të marrin mbrojtjen që meritojnë.
BE mbështet përpjekjet e Shqipërisë drejt përafrimit me standardet e BE-së për një sistem modern, të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale për të gjithë. I pranishëm në takim, kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se qytetarët shqiptarë presin të kenë shërbime publike me cilësi të lartë, të aksesueshme, efikase dhe pa korrupsion.
“Pranimi në BE përfshin jo vetëm përafrimin e ligjeve dhe rregulloreve, por edhe respektimin e vlerave të saj thelbësore. BE-ja është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në çdo hap në zbatimin e saj të Strategjisë së Mbrojtjes Sociale”, tha ambasadori Gonzato./ (3 korrik)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.