«BE mbetet e angazhuar fort për zgjidhjen e dy shteteve» dhe «Gaza është pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez». Kjo është përgjigjja e Komisionit ndaj deklaratave të Presidentit Amerikan Donald Trump për Rripin e Gazës dhe zhvendosjen e detyruar të banorëve të saj.
«Vërejmë komentet e Presidentit Donald Trump. BE mbetet e angazhuar fort për zgjidhjen e dy shteteve, të cilën besojmë se është rruga e vetme për paqe afatgjatë për izraelitët dhe palestinezët. Gaza është pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez», ishte përgjigjja e Anuër El Anuni, Zëdhënës i Komisionit për çështje të politikës së jashtme, i ftuar të komentojë mbi deklaratat e Presidentit Amerikan.
I njëjti zëdhënës vuri në dukje pozicionin e BE-së që «si izraelitët ashtu edhe palestinezët meritojnë paqen» dhe se armëpushimi është një zhvillim pozitiv, por do të nevojiten hapat e mëvonshëm që do të lejojnë përfundimin e përkohshëm të armiqësive dhe stabilitetin dhe paqen në rajon. Për më tepër, El Anuni kujtoi se ndër pesë kushtet kryesore, të cilat kishte vendosur Presidentja e Komisionit në nëntor të vitit 2023 për Gazën, është që Gaza është pjesë thelbësore e shtetit të ardhshëm palestinez dhe se nuk duhet të ketë zhvendosje të mëtejshme të detyruar të palestinezëve. (6/02/2025)