Për Quintin, marrja e Goma-s është “e papranueshme”. “Ne e dimë se M23 nuk do të kishte qenë në gjendje ta bënte këtë pa mbështetjen e plotë të trupave të Ruandës. Kjo është një shkelje serioze e të drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Republikës Demokratike të Kongos”, deklaroi ministri belg në krah të homologut të tij maroken Nasser Bourita.
Quintin kishte shkruar të hënën gjatë një takimi me kolegët e tij europianë në Bruksel që duhet të ndërmerret masa kundër Ruandës. Në senalet europiane, sipas burimeve diplomatike, janë duke u konsideruar disa skenarë, si sanksione ndaj individëve apo një pezullim i memorandumit të vitit të kaluar mbi materialet e rëndësishme.
Një skenar tjetër është pezullimi i ndihmës europiane për ushtrinë ruandeze në kuadër të një misioni në Mozambik. Në nëntorin e vitit të kaluar, BE vendosi t’i japë Ruandës një zarf të ri me 20 milionë euro për të financuar praninë e ushtarëve ruandezë në provincën Cabo Delgado.