ВЕЛИКИ ПРЕСЛАВ – Bullgaria ka marrë mbi 8.5 miliardë euro nga fondet e kohezionit që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) deri më tani. Këtë e njoftoi Jordanka Çobanova, drejtuesja e përfaqësueses së Komisionit Evropian (KE) në Bullgari në konferencën në Veliki Preslav, me të cilën BTA filloi projektin e ri “Evropa në Ballkan: Së bashku përmes njohurive”.
Midis vitit 2021 dhe 2027 janë në dispozicion më shumë se 17.9 miliardë euro, shtoi Çobanova. Ajo tregoi se falë këtyre investimeve në sektorin publik, prodhimi i brendshëm bruto i Bullgarisë është rritur nga 35% në 60% e nivelit mesatar të BE-së.
Sipas Çobanovës një nga mënyrat që fondet evropiane të përmirësojnë maksimialisht standardin e njerëzve është përmes lidhshmërisë. Prandaj dhe një pjesë e madhe e fondeve deri në vitin 2020 ishte drejtuar pikërisht te infrastruktura, tha ajo. Çobanova kujtoi se janë ndërtuar në Bullgari afërsisht 375 kilometra rrugë të reja, rreth 1800 kilometra rrugë janë riparuar, janë ndërtuar 380 kilometra linja hekurudhore, janë hapur rreth 15 mijë vende pune në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në një mënyrë tjetër që fondet evropiane të përmirësojnë jetën e njerëzve, sipas saj, është përmes investimeve në arsim. Burimi i pasurisë sot nuk është aq rezultat i burimeve natyrore apo vendndodhjes gjeografike, por njohuritë dhe aftësitë që transformojnë lëndët e para në produkte dhe shërbime të reja të teknologjisë së lartë me vlerë të lartë të shtuar, tha Çobanova.
Ajo shtoi se konkurrueshmëria varet nga aftësia e shteteve për të vepruar përtej kufijve të tyre kombëtarë, për të përmirësuar ekonominë e tyre dhe për të pushtuar botën. (1.11.2024 г.)