Komisioni Evropian ka marrë të mërkurën letrën e ministrit holandez të azilit Marjolein Faber, në të cilën ajo njofton se Holanda dëshiron një pozicion përjashtues në politikën evropiane të azilit. Një të tillë, Holanda do ta kërkojë në rast të një ndryshimi të marrëveshjes së BE-së. “Ne nuk presim që marrëveshja e BE-së të ndryshohet së shpejti”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian në një reagim të parë. Gjithashtu, nuk presin ndryshime evropiane në azil dhe migracion në afat të shkurtër.
Komisioni Evropian është i kënaqur që Faber në letrën e saj shkruan qartë se Holanda i jep prioritet implementimit të paktit evropian të azilit, i cili është miratuar më herët këtë vit dhe do të hyjë në fuqi pas gati dy vitesh.
E drejta për përjashtim që dëshiron Holanda, tërheq gjithashtu vëmendjen e mediave ndërkombëtare, siç u pa gjatë konferencës për shtyp. Në pyetjen se cilën procedurë duhet të ndjekë Holanda nëse qeveria-Schoof dëshiron të marrë nismën për një ndryshim të marrëveshjes së BE-së, zëdhënësi nuk mundi të japë një përgjigje të menjëhershme. Në letrën e Faberit nuk përmendet që Holanda dëshiron të ndërmarrë një nismë të tillë.
Nje gazetar tjetër mendonte se Komisioni Evropian duhet të bëjë të qartë menjëherë se pozicioni i përjashtimit që dëshiron Holanda nuk është i realizueshëm, sepse shtetet anëtare duhet të bien dakord njëzëri për një ndryshim të marrëveshjes. “Thjesht thuaj që është thjesht propagandë. Është detyra e komisionit të thotë që kjo është e parealizueshme.” Zëdhënësi nuk u përgjigj konkretisht për këtë. “Qëndrimi ynë është i qartë dhe nuk do të shkojmë më tej se kaq.”
(18 shtator)