Paris – Dymbëdhjetë ministrat evropianë të Kërkimit kanë nënshkruar një letër me iniciativën e Francës duke kërkuar të mërkurën një takim në nivele evropiane për të koordinuar përpjekjet për pranimin e studiuesve të huaj të cilëve puna u kërcënohet, ashtu si në Shtetet e Bashkuara.
Kjo letër, e adresuar Ekaterina Zakharievës, komisarja evropiane përgjegjëse për Fillestarët, Kërkimin dhe Inovacionin, kërkon një “veprim të menjëhershëm dhe një dialog politik konkret”.
Kjo për të “dëshmuar solidaritet dhe një bum atraktiviteti për pranimin e talenteve të veçanta nga jashtë që mund të vuajnë nga pengesat në kërkime dhe priteje të qëlluara dhe jo të motivuara mirë të financimeve të tyre”, përmendet në letrën e dërguar tek AFP.
Ministri francez i Kërkimit Philippe Baptiste tregoi për AFP se ka ndërmarrë iniciativën për të mobilizuar homologët e tij evropianë « rreth urgjencës në të cilën na zhyt politika e administratës amerikane për çështjet e kërkimit », me fjalë të tjera priteje të qarta në buxhetet e disa universiteteve dhe qendrave kërkimore. (19 mars 2025)