Sarajevo, (Fena) – Grupi e punës për hartimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës mbajti takimin përfundimtar ku u finalizua teksti pune i këtij ligji, njoftoi Qeveria e FBiH.
Përfaqësuesit e punëdhënësve, konsumatorëve, si dhe organeve inspektuese dhe tatimore, si dhe komunitetit akademik dhe ministrive, të cilët përbëjnë grupin e punës, dhanë propozimet e tyre përfundimtare me qëllim që të arrihet një zgjidhje ligjore sa më e mirë dhe efikase.
– Fjala është për një ligj modern, funksional që siguron mbrojtje më të madhe të konsumatorëve, lehtësim të realizimit të të drejtave të tyre, pastaj zgjidhje më të lehtë dhe më të shpejtë të mosmarrëveshjeve, me të cilin parandalohen praktikat tregtare të pandershme.
Me të mundësohen kushtet e qarta të kontratës dhe parandalohen fshehjet e pagesave shtesë, dhe futen edhe mekanizma të rinj si tërheqja e produkteve të rrezikshme nga tregu – tha ministri i tregtisë së FBiH-së, Amir Hasičević.
Ministri Hasičević shtoi se me këtë zgjidhje ligjore futet mundësia e ndryshimit të mendjes, që do të thotë se blerësit kanë të drejtë të tërhiqen nga produkti i blerë pa shpjeguar arsyen dhe ta kthejnë atë brenda 14 ditëve, në përputhje me praktikën që blerësit në vendet e Bashkimit Evropian tashmë e kanë.
Ligji për mbrojtjen e konsumatorit të Federatës së BiH, nënvizojnë nga ministria e tregtisë, është harmonizuar me të gjitha dhjetë direktivat e Bashkimit Evropian që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit.
Me këtë mundësohet qasje në një treg më të gjerë me të njëjtat rregulla që mbrojnë konsumatorët. Kjo është hera e parë që Federata BiH merr ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorit.
Mbrojtja më e mirë e konsumatorit në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian është një nga kushtet për Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën evropiane. (21.03.)