Brukseli (dpa) – Pak më shumë se një muaj pas rrëzimit të sundimtarit Baschar al-Assad Komisioni i BE-së vë në dispozicion të Sirisë edhe 235 milionë euro ndihmë humanitare. Paratë janë menduar, ndër të tjera, për ushqim, strehim, ujë të pastër, si dhe për kujdesin shëndetësor dhe arsimin, njoftoi komisioni. Ndihmat janë pjesë e një fondi më të madh rajonal, që mbështet sirianët e rrezikuar dhe komunitetet mikpritëse në të gjithë rajonin. Sipas komisionit, BE dhe shtetet e saj anëtare kanë ofruar për krizën siriane më shumë se 33,3 miliardë euro ndihmë humanitare, zhvillimore, ekonomike dhe stabilizimi gjatë 13 viteve të fundit.
Për të konfirmuar angazhimin e BE-së, Komisionerja përgjegjëse Hadja Lahbib vizitoi të premten Sirinë. Ajo donte të takohej atje me përfaqësues të qeverisë kalimtare si dhe partnerë të BE-së dhe organizata të shoqërisë civile siriane, për të diskutuar sfidat dhe nevojat urgjente humanitare.
Më 8 dhjetor, Asadi u rrëzua nga një aleancë rebelësh nën drejtimin e grupit islamik sunit Haiat Tahrir al-Sham (HTS), i cili tani drejton vendin arab me një qeveri kalimtare të emëruar prej tij. (17 janar)