Stokholm – Maria Malmer Stenergard emërohet ministrja e re e jashtme e Suedisë.
Moderati Malmer Stenergard, ish ministrja e migracionit, pason Tobias Billström i cili javën e kaluar befas njoftoi se nuk do të qëndronte në postin e ministrit të jashtëm pas hapjes së parlamentit.
Ajo është mësuar të punojë fort, thotë kryeministri Ulf Kristersson.
– Maria ishte krejtësisht instrumentale për të vendosur paktin e migracionit gjatë kryesimit suedez, thotë ai dhe shton se ajo respektohet gjerësisht si në Suedi ashtu edhe jashtë saj.
Jessica Rosencrantz (M) merr postin e ministres së BE-së pas Jessika Roswall e cila është nominuar të bëhet komisionere e BE-së.
Rosencrantz është anëtare e parlamentit që nga viti 2010. Ajo u bë kryetare e komisionit për çështjet e BE-së në parlament që në maj të këtij viti.
Kryeministri Ulf Kristersson gjithashtu prezantoi një ministër të ri në qeverinë e tij si dhe disa ministra do të ndryshojnë portofolin, kur parlamenti suedez hapi të martën.
(10 shtator)