“`html
Bruksel – Mbështetja e Elon Musk për një parti të ekstremit të djathtë në Gjermani ka shkaktuar debate të nxehta midis miliarderit dhe Thierry Breton, ish-komisioneri evropian për Dixhitalen.
Mesazhi i pronarit të X (“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”) ka shkaktuar një shqetësim të madh në Evropë.
“Disa javë para zgjedhjeve të ardhshme në Gjermani, Elon Musk – ndikuesi i parë botëror në X dhe një anëtar potencial i administratës së ardhshme amerikane – mbështet hapur partinë e ekstremit të djathtë AfD. A nuk është kjo vetë përkufizimi i ndërhyrjes së huaj?”, ka shkruar z. Breton në X.
“Duhet të përfundojmë me +dy peshë dy masa+ dhe të zbatojmë #DSA në Evropë,” ka shtuar ai duke iu referuar rregullores Digital Services Act, e cila synon të përmirësojë zbatimin e ligjeve evropiane nga platformat dixhitale.
“Shoku, +ndërhyrja e huaj+ amerikane është e vetmja arsye përse ju nuk flisni gjermanisht ose rusisht sot,” u përgjigj të dielën Elon Musk, në një aludim për zbarkimin amerikan në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore. (22 dhjetor 2024)
“`