Arti sfidon, prek dhe i bën njerëzit të kuptojmë këndvështrime të tjera, ndërsa kontribuon në shoqëri më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse. Po ashtu, arti ndërton ura dhe promovon kohezionin.

Këto janë disa prej arsyeve pse delegacioni i Bashkimit Evropian u bashkua me Rrjetin e Arteve Pamore Shqiptare (AVAN), për të bashkëfinancuar “Tirana Art Weekend”. Kjo nismë mbështetet nga ministria shqiptare e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Nisma ka mbledhur së bashku artistë, kuratorë, koleksionistë dhe entuziastë të artit që dëshironin të festonin skenën dinamike të artit të pavarur të Tiranës. Më shumë se 20 ekspozita, panaire librash, seminare dhe shfaqje muzikore u bënë pika takimi plot gjallëri në të gjithë Tiranën për qindra artdashës.

Delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se do të vazhdojë të mbështesë skenën në rritje të artit shqiptar dhe të promovojë kryqëzimin me atë të BE-së.

Ambasadori Gonzato u shpreh se gjatë vizitësnë TAWE24 dhe takimit me kuratorët dhe artistët, u emocionua nga krijimtaria dhe energjia e skenës së artit shqiptar.

“Anëtarësimi në BE do të thotë gjithashtu krijimi i kushteve për një mjedis kulturor të lulëzuar, i cili na frymëzon, na kujton vlerat mbi të cilat bazohet projekti i BE-së, të cilat janë mosdiskriminimi dhe barazia, demokracia dhe sundimi i ligjit, paqja dhe refuzimi i dhunës”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato. (11 dhjetor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.