Opereta e parë shqiptare ”Agimi” u ngjit në skenë 70 vjet më parë dhe ky ishte një moment historik për muzikën klasike dhe zhanrin e operës në Shqipëri.
Opereta “Agimi” u rivu në skenë pas një harrese të gjatë prej 7 dekadash nga Inva Mula, soprano dhe regjisore e njohur shqiptare, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Premiera e saj ishte pjesë e një festivali ndërkombëtar muzikor në Korçë, qyteti ku debutoi opereta “Agimi” në vitin 1954.
Salla e teatrit “Andon Zako Çajupi” ishte e mbushur plot, ndërsa dy të moshuar, të cilët kishin ndjekur versionin e parë të operetës 70 vjet më parë, ishin ulur mes spektatorëve për të parë versionin e ri.
Në mes të akteve, të pranishmit u befasuan kur një pjesë nga regjistrimi origjinal i operetës mbushi sallën e koncerteve.
Historia e veprës është vendosur në një fshat në veri të Shqipërisë, ndoshta në Mirditë.
Konflikti vjen pas një historie dashurie mes Hanës dhe Sokolit dhe xhelozisë së një burri tjetër në fshat, i cili po ashtu e dashuron Hanën.
Libreti është përshtatur, për të hequr gjurmët e ideologjisë komuniste që ishte pashmangshmërisht pjesë e çdo vepre skenike në vitet 1950, por muzika është e njëjta./ (28 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.