Shkup – Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani është emëruar kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka njoftuar Ministria për çështje evropiane.
Si zëvendës i kryenegociatorit është emëruar zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkov.
Në këtë mbledhje, sipas njoftimit, Ministria për çështje evropiane është ngarkuar të përgatisë një Vendim të ri për krijimin e strukturës për negociatat e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. (17 shtator)