ZAGREB – Projekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) që synojnë përfshirjen e grupeve të nën-përfaqësuara, promovimin e mundësive të barabarta dhe nxitjen e ndjenjës së përkatësisë përmes parandalimit të krimit, punësimit dhe angazhimit në komunitet fitoi çmimin e Ekselencës së Europolit për Inovacion.
“Pjesë e projektit që zbatohet brenda MPB-së rezultoi në punësimin e oficerëve të policisë dhe nëpunësve që me përfshirjen dhe ndjenjën e përkatësisë japin kontributin e tyre për ndjenjën më të mirë të sigurisë së qytetarëve”. Kështu, për shembull, në vitin “2023 u punësuan 260 persona me aftësi të kufizuara dhe tetë oficerë policie nga pakica kombëtare rome”, njoftoi MPB.
Ndërkohë, nga 23 deri më 25 shtator në Hagë, në organizim të Europolit, u zhvillua konventa vjetore ku drejtuesit e policive dhe doganave të vendeve anëtare të BE, si dhe vendeve të treta dhe drejtuesit e Europolit dhe Interpolit diskutuan për shumë tema të sigurisë aktuale.
Gjatë konventës u zhvillua edhe konkursi për çmimin e Ekselencës së Europolit për Inovacion, për të cilin konkurroi edhe projekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “Mundem si ti”.
Me krenari njoftojmë se projekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “Mundem si ti”, i cili bazohet në një qasje inovative të bazuar në strategjinë dhe praktikën e BE-së, me synim përfshirjen e grupeve dhe individëve të nën-përfaqësuar dhe promovimin e mundësive të barabarta dhe zhvillimin e ndjenjës së përkatësisë, fitoi çmimin për exelencë në kategorinë “Nismë Inovative në fushën e etikës, diversitetit dhe përfshirjes”, njoftoi MPB. (26 shtator 2024)