SOFJE/BRUKSEL/NEW YORK – Ndërprerja e Maqedonisë së Veriut (RMV) nga Shqipëria në rrugën e integrimit evropian është një pasojë logjike e politikës së qeverisë në RMV dhe rrugës që ata zgjodhën. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në lidhje me vendimin e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) për fillimin e negociatave të thella me Tiranën në tetor dhe për zvarritjen e fillimit të negociatave të mirëfillta për anëtarësim me Shkupin.
Shkakun për vendimin e bëri mosrealizimi deri tani të kushtit të vendosur Shkupit për fillimin e negociatave – që të futen ndryshime në kushtetutë duke përfshirë bullgarët ndër minoritetet kombëtare në RMV. Ky kusht u përfshi në kornizën negociuese, e miratuar nga Këshilli i BE-së dy vjet më parë.
Presidenti Radev komentoi vendimin nga New York, ku kryeson delegacionin bullgar dhe përfaqëson Bullgarinë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Bullgaria është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë RMV-në në rrugën e saj të integrimit evropian, por në Shkup duhet të ketë vetëdijesim të rëndësisë që ka BE dhe si duhet të punohet për të arritur qëllimin kombëtar që ka caktuar fqinjia jonë jugperëndimore, shtoi ai.
Ndërkohë në Sofje, Parlamenti Kombëtar miratoi njëzëri me 178 vota “pro” dhe pa diskutim deklaratën “në lidhje me sistematikimin dhe metodiken e shkatërrimit të dialogut ndërmjet RMV dhe Republikës së Bullgarisë, dhe deklarata provokative dhe fyese ndaj Bullgarisë nga faktorë politikë qeverisës në RMV”. Parlamenti bullgar kërkon rivendosjen e dialogut pozitiv të ndërprerë nga RMV dhe ndalimin e fushatës antibullgare.
Deputetët konfirmojnë vullnetin e shtetit dhe institucioneve bullgare për organizimin e kremtimeve të përbashkëta të ngjarjeve historike të përbashkëta. Parlamenti Kombëtar shpreh mosmarrëveshjen e tij të qartë me mohimin e historisë së përbashkët të dy vendeve nga anëtarët e qeverisë së RMV, që përfaqëson një shkelje të drejtpërdrejtë të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Bullgarisë dhe RMV nga viti 2017.
Kryetari i partisë GERB Boyko Borisov deklaroi se Bullgaria nuk shkel tonin e mirë. Bashkëkryetari i “Ne vazhdojmë ndryshimin” Kiril Petkov theksoi se RMV duhet të vendosë nëse dëshiron të pranojë bullgarët në kushtetutën e saj, ose rruga drejt Evropës i mbyllet. Vendimi që Shqipëria të fillojë negociatat e mirëfillta për anëtarësim në BE ishte i përshtatshëm, edhe vonuar, tha lideri i “Rilindjes” Kostadin Kostadinov. Kryetari i grupit parlamentar (GP) “BSP për Bullgarinë” Borislav Gutsanov e konsideroi si reagim të zakonshëm reagimin e Brukselit. Kryetari i GP të “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov tha se RMV nuk përmbush angazhimet e marra.
Javën e kaluar, Bullgaria informoi partnerët e saj për provokimet papritura nga RMV, synimi i të cilave është shkatërrimi i dialogut. Shkaku për reagimin ishte deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të RMV Alexander Nikoloski, i cili adresoi fjalë hapur fyese ndaj bullgarëve. Ndërkohë, pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në Bruksel, kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel i bëri thirrje Shkupit që të respektojë angazhimet e marra, të zbatojë marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme dhe të vazhdojë me vendosmëri reformat në rrugën drejt BE-së.
Bullgaria mbështeti RMV-në në rrugën drejt BE-së me vendim të Parlamentit Kombëtar më 24 qershor 2022, dhe një muaj më vonë parlamenti i RMV miratoi kornizën negociuese me kushtin për ndryshim të kushtetutës. Këtë vit, Sofja dhe Athina kritikuan autoritetet e RMV për shkeljen e marrëveshjeve dypalëshe, zbatimi i të cilave mbikëqyret nga BE dhe përfshin mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore. (26.09.2024)