Bernë – Zvicra dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje «e mirë dhe e favorshme për të dy partnerët», tha të premten presidentja zvicerane Viola Amherd, ndërsa shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti një marrëveshje «historike».
Qeveria zvicerane dha të premten dritën e gjelbër për një marrëveshje afërsi me BE-në, por rruga drejt një miratimi të mundshëm përfundimtar nga Parlamenti dhe zgjedhësit zviceranë do të jetë e gjatë dhe me shumë pengesa.
Presidentja zvicerane dhe ajo e Komisionit janë takuar në Bernë për të shënuar «fundin e negociatave materiale ndërmjet Zvicrës dhe BE-së».
«Kjo ditë shënon një hap të rëndësishëm në stabilizimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe», komentoi znj. Amherd, duke siguruar se qeveria zvicerane «është e bindur se rezultati i negociatave është i mirë dhe i favorshëm për të dy partnerët».
«Negociatat kanë qenë intensive dhe kanë mundësuar që të ruhen interesat e Zvicrës dhe të BE-së në mënyrë të ekuilibruar», tha znj. von der Leyen. (20 dhjetor 2024)