Parisi – Kryeministri francez Michel Barnier bëri thirrje të martën për zbatimin “pa vonesa” të Paktit Evropian për migracionin dhe azilin të miratuar në majin e kaluar, që synon të forcojë luftën kundër imigracionit të paligjshëm në Bashkimin Evropian.
Politikat e migracionit dhe të integrimit nuk janë më të kontrolluara “në mënyrë të kënaqshme”, deklaroi ai të martën gjatë fjalimit të tij të politikës së përgjithshme, duke njoftuar ashpërsimin e tyre.
Ai synon veçanërisht të vendosë një “trajtim më efikas” të kërkesave për azil ose të lehtësojë “zgjatjen e jashtëzakonshme të mbajtjes së të huajve në situatë të parregullt, për të zbatuar më mirë detyrimet për të lënë territorin francez (OQTF)”. Dhe nuk përjashton reduktimin e vizave ndaj vendeve që hezitojnë të marrin përsëri qytetarët e tyre.
« Franca do të vazhdojë, paralajmëroi ai, për aq kohë sa është e nevojshme, të rikthejë kontrolle në kufijtë e saj », siç parashikojnë disa përjashtime rregulloreve evropiane dhe siç sapo ka bërë Gjermania në mesin e shtatorit. (1er tetor 2024)