Luksemburg – Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) vitin e kaluar në Slloveni filloi 18 hetime për shkak të dyshimit për keqpërdorim të fondeve evropiane. Dëmi i vlerësuar për buxhetin e BE-së arrin në 16 milionë euro, tregon raporti vjetor i EPPO-së. Në BE u iniciuan mbi 1500 hetime për dyshimin e keqpërdorimit të fondeve me vlerë më shumë se 13 miliardë.
Fundin e vitit të kaluar ishin në Slloveni në zhvillim 37 hetime, dhe dëmi i lidhur për buxhetin evropian është vlerësuar në 60,6 milionë euro. Shtatë nga 37 hetimet janë ndërkufitare, në katër raste ishte në fund të vitit 2024 në proces procedura gjyqësore.
Gjykatat sllovene vitin e kaluar në procedurat e iniciuara në kuadër të EPPO-së, kanë urdhëruar ngrirjen e pasurive me vlerë 34.500 euro.
Vitin 2024, prokuroria publike evropiane në vendet anëtare bashkëpunuese filloi 1504 hetime, ku dëmi i lidhur për buxhetin e BE-së është vlerësuar në 13,07 miliardë euro. Fundi i vitit të kaluar ishin në zhvillim 2666 hetime, prej tyre 767 ndërkufitare. Dëmi i vlerësuar për buxhetin evropian arrin në 24,8 miliardë euro.
“Para disa viteve pritej në mënyrë të përgjithshme që EPPO të mos ketë shumë punë. Është krijuar për të trajtuar diçka që është parë si kriminalitet ‘niçë’. Pas më shumë se tri viteve të funksionimit – me zbulimin e një kontinenti të ri të krimit – duhet të përshtaten kapacitetet e EPPO-së me realitetin,” tha gjatë publikimit të raportit vjetor prokurorja kryesore evropiane Laura Kövesi.