Paris – Ish-kreu i qeverisë franceze Gabriel Attal, sot sekretar i përgjithshëm i partisë Renaissance, dhe presidentja e grupit Renew në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, mblodhën në Paris drejtues centristë që përfaqësojnë 21 vende.
Ndër të pranishëm ishin edhe eurodeputetja gjermane Svenja Hahn, presidente e Aleancës të Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë (ALDE), sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane (PDE) Sandro Gozi, ish-kreu i qeverisë bullgare Nicolaï Denkof, ish-kryeministrja belge Sophie Wilmès apo edhe presidenti i parlamentit polak Szymon Holownia.
Kjo samit është « një hap gjigand drejt një aleance të vërtetë të demokracive liberale dhe sidomos të partive që i mbrojnë », deklaroi Gabriel Attal gjatë një konference për shtyp.
Përballë « rulit kompaktues reaksionar që sfidon sot vlerat tona », « ne duhet të arrijmë diçka të vështirë, edhe të paparë për shumë demokraci liberale: të marrim përgjegjësinë e fuqisë sonë » dhe « të shkruajmë fatin tonë pa u varur nga të tjerët », vazhdoi ai. (24 mars 2025)