Ljubljana – Instituti i Pyjeve të Sllovenisë ka nënshkruar një kontratë me kompaninë sllovene Flycom Technologies për krijimin dhe mirëmbajtjen e sistemit informativ pyjor me vlerë 2,16 milionë euro. Ky është një pjesë kyçe e projektit eGozdarstvo, dhe fondet do të sigurohen nga plani kombëtar për rimëkëmbje dhe rezistencë pas pandemisë së COVID-19.
“Aktivitetet për krijimin e sistemit të ri do të fillojnë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe ne llogarisim që në vitin 2025 gradualisht të fillojmë kalimin në sistemin e ri informativ, i cili do të përdoret rregullisht në institutin e pyjeve në të gjitha shërbimet profesionale në vitin 2026,” tha kreu i Institutit të Pyjeve të Sllovenisë Gregor Danev gjatë nënshkrimit të kontratës.
Shërbimet kyçe që do të mbështesë sistemi i ri informativ pyjor kanë të bëjnë me fushën e kultivimit, mbikëqyrjes pyjore, planifikimin pyjor, ndërhyrjet në hapësirë, prerjen, teknikën pyjore dhe mbrojtjen e pyjeve.
Në kuadër të këtyre fushave do të krijohen shumë module të reja që do të lejojnë mbështetje për analizat hapësinore më komplekse, planifikimin dhe zbatimin e menaxhimit të pyjeve me detyrën kryesore të thjeshtësimit, optimizimit dhe përmirësimit të shërbimit publik pyjor.
“Për pronarët e pyjeve dhe pjesëmarrësit e tjerë, kjo do të thotë një shërbim më të thjeshtë dhe më efikas, i mbështetur nga një numër më i madh të dhënash, çlirimin nga burokracia dhe informacione më të shpejta dhe më të qarta për pyllin dhe menaxhimin e tij,” shpjeguan ata. (27 shtator)