Qeveria mbështetje financiare për fëmijët e heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës

Qeveria mbështetje financiare për fëmijët e heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës

Fëmijëve do t’u ofrohet mbështetje e plotë deri në 150% të pagës së prindit, deri sa të jenë të zotët e vetes.
Statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”
Qeveria shqiptare iu akordoi bijëve të heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës, përkatësisht Major Klodian Tanushit dhe Dr. Leonard Kamberit, statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, me mirënjohjen për sakrificën e tyre sublime.