Dublin (Irlande) – Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, u gjobit të premten me 91 milionë euro nga rregullatori irlandez për shkeljen e rregullores evropiane për të dhënat (RGPD.
Sipas Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), i cili vepron në emër të Bashkimit Evropian, Meta nuk ka marrë masa të përshtatshme sigurie paraprake dhe ka marrë shumë kohë për të informuar për problemin.
DPC nisi një hetim në prill 2019 pasi u informuar nga Meta Irlandë për ruajtjen “padashje” të “disa fjalëkalimeve të përdoruesve” në tekst të thjeshtë, domethënë të pakriptuara, pa qenë këto “të komunikuara palëve të jashtme”.
Shkelja e sigurisë daton në janar 2019 dhe preku 36 milionë përdorues të Facebook dhe Instagram në hapësirën ekonomike evropiane, theksoi për AFP Graham Doyle, kreu i komunikimit të rregullatorit irlandez. (27 shtator 2024)