Shtetet anëtare në Këshillin e BE ranë dakord të hënën për të paguar këstin e dytë të parave nga instrumenti prej 50 miliardë euro për mbështetjen e Ukrainës. Kiovine do të marrë 4.1 miliardë euro për të mbuluar shpenzimet e tanishme të shtetit. Komisioni Europian së shpejti do të transferojë paratë.
Kjo është kësti i dytë i rregullt nga instrumenti që BE krijoi për Ukrainën në shkurt. Kiovine merr mbështetje pas përmbushjes së kushteve të lidhura me reformat, përfshirë transparencën e financave publike dhe drejtësisë.
Shtetet anëtare arritën të hënën në përfundimin se Ukraina ka përmbushur angazhimet e ardhshme dhe mund të marrë paratë. Kësaj here reformat e realizuara nga Ukraina përfshinë luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, mjedisin e biznesit, energjinë si dhe transformimin e gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Këshilli i BE po ashtu theksoi rëndësinë e dhënies sa më të shpejtë të mjeteve, duke marrë parasysh situatën e vështirë fiskale në Ukrainë” – shkruhet në komunikatë.
Paratë do të paguajë së shpejti KE. Në total Ukraina do të marrë nga instrumenti 50 miliardë euro. Paratë do të paguhen deri në vitin 2027 – 17 miliardë euro do të jenë mbështetje e pakthyeshme, ndërsa 33 miliardë euro Ukraina do të marrë në formë të hua të lira, të garantuara nga shtetet e BE.
Shpejt do të mbërrijnë gjithashtu në Kiovine para nga huatë e marra nga grupi i vendeve që i përkasin G7, të cilat do të shlyhen nga fitimet nga asetet ruse të ngrira. Kjo iniciativë ndërkohë është në vlerë 45 miliardë euro, nga të cilat BE do të ofrojë 35 miliardë euro mbështetje. Kjo ndihmë Ukraina do ta marrë në formë të pakthyeshme dhe do të mund ta shfrytëzojë për të mbuluar shpenzimet aktuale të shtetit. (09.12.2024)