Prej këtij viti Kolegji i Evropës do të ketë edhe degën e tij në Tiranë, Shqipëri me synimin për të përgatitur brezin e ardhshëm të diplomatëve që do të përfaqësojnë BE-në.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi hapjen e rekrutimeve për funksionalizimin e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, me hapjen e 13 vendeve të punës.
Kolegji i Evropës me kampusin e tij në Bruges të themeluar në 1949 dhe kampusin e tij në Natolin të themeluar në 1992, është instituti më i vjetër pasuniversitar i studimeve evropiane.
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Europës, do të garantojë funksionimin e plotë të kolegjit duke nisur nga ky vit akademik deri në përfundim të kampusit të ri.
Në vitin akademik 2024-2025, 31 të rinj që janë pranuar do të nisin studimet pasuniversitare, me programin e studimit: “Transformimi dhe Integrimi Europian: Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore.
Qeveria shqiptare do të investojë për ngritjen e Kampusit të ri të Kolegjit si dhe do të ofrojë deri në pesë bursa në vit./ (24 maj)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.