Të rinjtë profesionistë nga Shqipëria tani kanë mundësinë të fitojnë përvojë ndërkombëtare pune dhe të krijojnë rrjete rajonale përmes Programit të Praktikës për Profesionistët e Rinj të Ballkanit Perëndimor (ËISE), i cili u prezantua në Tiranë.

I mbështetur nga Gjermania, ky program promovon bashkëpunimin rajonal duke ofruar praktika 3-mujore në biznese dhe OJF në vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh në aktivitetin prezantues të këtij programi se, “me këtë nismë, Gjermania kontribuon në përpjekjet e BE-së për të mbështetur rininë në Shqipëri dhe në rajon, duke i angazhuar, fuqizuar dhe lidhur ata”.

“Së bashku, ne ngremë zërin e të rinjve dhe krijojmë mundësi më të mira për ta në vendet e tyre. Përmes iniciativave si Garancia Rinore dhe Plani i Rritjes, ne po investojmë në aftësi, arsim dhe punësim për të kapërcyer hendekun socio-ekonomik me shtetet anëtare të BE-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të fortë për rajonin”, tha Gonzato.

Bashkimi Evropian mbështet të rinjtë në Shqipëri përmes disa programeve, duke u dhënë mundësi atyre në sipërmarrje, inovacion, studime pasuniversitare dhe shumë lehtësi të tjera. (29 janar)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.