by ATA | 28.Jul 2022 | Europe in brief
Shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, do t’u njihen vitet e punës edhe në Shqipëri në momentin që dalin në pension. Marrëveshja teknike mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të miratohet në muajt në vijim nga qeveritë dhe më pas nga parlamentet e të dy vendeve.
by ATA | 25.Jul 2022 | Europe in brief
Bajram Begaj mori zyrtarisht të dielën detyrën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që në ceremoninë e betimit renditi disa nga prioritet kryesore të mandatit të tij pesëvjeçar, që nga procesi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri te kriza e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë.
by ATA | 21.Jul 2022 | Europe in brief
Shqipëria, si një destinacion tashmë i njohur turistik, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve dhe vizitorë të huaj, ndërkohë që autoritetet lokale dhe kombëtare po bëjnë të gjitha përpjekjet që turizmi të jetë i shtrirë përgjatë gjithë vitit.
by ATA | 18.Jul 2022 | Europe in brief
Rritja vit pas viti me ritme dyshifrore e eksporteve të fruta-perimeve të freskëta i ka kthyer produktet bujqësore “Made in Albania” ndër grupet më të rëndësishme të eksporteve shqiptare, të katërtat për nga vlera e lartë këtë vit, pas fasonerisë, materialeve të ndërtimit dhe mineraleve.
by ATA | 14.Jul 2022 | Europe in brief
Ecuria e ekonomisë në periudhën vijuese mbetet subjekt i sfidave serioze. Rritja e çmimeve në tregjet botërore, shtrëngimi i kushteve financiare dhe ngadalësimi i pritur i ekonomisë në Eurozonë, si dhe frenimi i fuqisë blerëse të familjeve, do të kenë një ndikim me kah të kundërt mbi ecurinë e inflacionit dhe të rritjes ekonomike në vend.